Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO +18 përfundon në rrjet, ajo tenton vetëvrasjen: Fshiheni, bëjeni për fëmijët e mi!

VIDEO +18 përfundon në rrjet, ajo tenton vetëvrasjen: Fshiheni, bëjeni për fëmijët e mi!

17:47, 13/02/2018
A+ Aa A-

Ajo video duhet të mbetej në smartphone-in e djalit që e filmoi, duke qëndruar një sekret intim mes tyre. Por, imazhet e nxehta që tregojnë një çift nga Napoli që bën seks ka përfunduar në rrjet, duke shtyrë në dëshpërim gruan protagoniste. Ajo, vejushë e re e dy fëmijëve, me banim në komunën italiane “San Giuseppe Vesuviano”, nga turpi, tentoi vetëvrasjen, shkruan sot “Il Messaggero”.

Për këtë, miqtë e gruas, së fundmi i janë drejtuar emisionit “La Radiazza”, në Radio Marte, duke i kërkuar drejtuesit, Gianni Simioli, të lëshojë një apel audiencës duke u kërkuar atyre që e kishin videon në celular apo PC, ta fshinin dhe mos ta shpërndanin. Në këtë mënyrë, do evitohej që të bëhej virale.

Rast ky që të kujton atë të një vajze tjetër italiane, Tiziana Cantone, e cila u vetëvra në Shtator 2016, pasi një video seksi ku ajo ishte protagoniste përfundoi në internet. Pikërisht për të evituar që rasti të përsëritej, drejtuesi i programit radiofonik ftoi vajzën e rënë pre e kësaj ngjarje, për të bërë apelin e saj.

Duke folur për emisionin në një lidhje telefonike, gruaja u shpreh: “Fshijeni, bëjeni për fëmijët e mi”, tha gruaja mes lotësh, e shqetësuar se një nga fëmijët, i cili shkon në shkollë, mund ta shohë videon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco