Përse çiftet tradhëtojnë më shumë në janar, cilat janë ditët kur duhet të keni kujdes

Përse çiftet tradhëtojnë më shumë në janar, cilat janë ditët kur duhet të keni kujdes

12:54, 12/01/2018
A+ Aa A-

Magjia e festave, atmosfera e ngrohtë në familje dhe mes miqsh, si dhe mbi të gjitha ditët ‘’e bekuara’’ larg impenjimeve në punë tashmë i kanë lënë vend ritmit të përditshëm të jetës.

Pjesa më e madhe e njerëzve tashmë i janë rikthyer punës, shkollës, rrëmujës së trafikut, xhirove nëpër qendra tregtare për të përfituar nga uljet etj, por askush nuk e çon ndërmend tradhëtinë.

Por, një anketim i sapopublikuar së fundi ju lajmëron të ndizni llampën e alarmit sidomos për datat 8-11 janar, të cilat konsiderohen si ditët kur njerëzit priren të tradhëtojnë më shumë. Sipas të dhënave më të fundit Gleeden, komuniteti virtual më i famshëm për lidhjet jashtëmartesore në të gjithë botën, datat e mësipërme paraqesin probabilitetin më të lartë për t’i vënë brirët partnerit, partneres.

Të dhënat e përpiluara për vitin  2018 tregojnë për një trend në rritje të seksit femër krahasuar me vitin 2016. Por, pse ndodh kjo gjë? Sërish sipas Gleeden, kjo gjë ndodh sepse fillimi i vitit përkon me periudhën më të ngarkuar të tij dhe shpeshherë dëshira për të bërë shumë gjëra njëkohësisht i krijon hapësira partnerit për të tradhëtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco