Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

HISTORIA/ Shkodranit i ‘del nga hundët’ seksi me vajzën e fshatit Foto ilustruese

HISTORIA/ Shkodranit i ‘del nga hundët’ seksi me vajzën e fshatit

00:22, 08/12/2017
A+ Aa A-

Një 40-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohet se ka kryer mardhënie seksuale kundrejt pagesës. Seksioni për trafikun e paligjshëm gjithashtu ka nisur procedimin penal edhe për një vajzë të re, 28 vjeçe, e cila akuzohet për ushtrim të prostitucionit.

Një ditë më parë, policia referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për vajzën me iniciale V.H. dhe 40-vjeçarin E.L. e para banuese në fshatin Kullaj, ndërsa ‘klienti’ me banim në Dajç.

Ajo akuzohet për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa ai për “Favorizimi i prostitucionit”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 113 dhe 113/1 të Kodit Penal, për të cilat parashikohen dënime  nga gjobat deri në tre vjet burgim.

Efektivët e trafikut të paligjshëm mësohet se prej disa kohësh kishin nisur hetimet për 28-vjeçaren, nën dyshim se ajo ushtronte aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit.

Hetimet e policisë jo vetëm që zbuluan se 28-vjeçarja punonte si prostitutë, por arritën të identifikonin dhe një nga klientët e saj, 40-vjeçarin E.L.. Hetimet e mëtejshme priten të zbulojnë nëse 28-vjeçarja vepronte e vetme apo nëse ishte pjesë e ndonjë grupi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco