Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Çorape të ngrohta për seks më të mirë

Çorape të ngrohta për seks më të mirë

22:33, 06/12/2017
A+ Aa A-

Qarkullimi i dobët i gjakut dhe shputat e ftohta, mund të jenë “vrasës” të rrezikshëm të epshit.

Jeni në dhomën e gjumit apo në ndonjë vend të përshtatshëm për të bërë seks, që të dytë jeni plot elan, paraloja fillon, fillojnë puthjet, prekjet dhe… shputat e ftohta akull të njërit prej partnerëve, thjesht ndikojnë te tjetri që ta prishin kënaqësinë e bërjes së dashurisë.

Në të vërtetë, rezultatet e një hulumtimi kanë treguar që 80 për qind e femrave kanë pasur sukses të arrijnë kulmin e kënaqësisë kur i kanë pasur të mbathura çorapet e ngrohta, në krahasim me 50 për qind të cilat kanë qenë të zbathura, transmeton Telegrafi.

Sipas mendimit të drejtuesit e studimit, Gert Holstege, pos problemit me qarkullimin e gjakut, në shputat e ftohta ndikon edhe fakti se sa ndihen të sigurta dhe rehat femrat.

Pjesët e trurit që kontrollojnë anksiozitetin dhe frikën – amigdala dhe korteksi parafrontal, duhet patjetër të jenë të shkyçur në mënyrë që femra të arrijë orgazmën.

“Ambienti i këndshëm, i cili mund të krijohet në temperaturë të përshtatshme të hapësirës, është faktor i rëndësishëm për të arritur kënaqësinë e dëshiruar”, thotë Holstege. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco