Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Vajza zhvat burrin emigrant, lidhet me një tjetër gjatë studimeve

Vajza zhvat burrin emigrant, lidhet me një tjetër gjatë studimeve

14:20, 25/10/2017
A+ Aa A-

Një vajzë nga një fshat i Korçës është martuar me mblesëri me një emigrant që jetonte në SHBA.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, vajza ka vazhduar studimet në Tiranë dhe bashkëshorti i ka dërguar shuma të mëdha parash ndërkohë që
vajza ishte lidhur me një djalë tjetër.

Pasi i kanë dalë dokumentet për në SHBA, ajo është divorcuar nga bashkëshorti pa praninë e tij duke paguar një avokat.

/“Një familje shqiptare që jetonte në SHBA ka parë një vajzë në fshat dhe kanë ardhur për mblesëri dhe më pas kanë bërë edhe celebrim. Vajza
vazhdoi shkollën në Tiranë dhe i kërkonte bashkëshortit shuma të mëdha parash. Ajo ishte lidhur me një djalë tjetër në Tiranë dhe pasi i kanë dalë dokumentet për në SHBA ka bërë edhe divorcin pa praninë e bashkëshortit duke paguar para. Ndërkohë tani krushqit janë në sherr me
njëri-tjetrin dhe i kërkojnë shumën e parave që i ka marrë vajza për rreth 3 vite studimi në Tiranë”,/ tha gazetarja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco