Kjo lule rritet shumë pranë Shqipërisë, vlen më shumë se ari!!!

Kjo lule rritet shumë pranë Shqipërisë, vlen më shumë se ari!!!

16:36, 23/10/2017
A+ Aa A-

Lule shafrani, e cila vlerësohet si një prej erëzave më të shtrenjta në botë, kultivohet edhe në Kosovë. Kjo lule, përpunimi i së cilës kërkon mund dhe durim, vlerësohet se është “më e vlefshme se ari”.

Shafrani është një lule ngjyrë vjollce që vjen nga familja Iridaceae, në brendësi të së cilës gjenden tre fije të verdha të quajtura mashkullor dhe tri stigmat të kuqe, të cilat e përbëjnë edhe pjesën kryesore të kësaj luleje. Ndryshe nga cikli i zhvillimit të bimëve tjera të cilat aktivizohen në pranverë, lule shafrani aktivizohet gjatë vjeshtës.

Për kultivim nevojitet klimë dhe tokë e përshtatshme, si dhe mbi 400 metra lartësi mbidetare në vendin ku ajo mbjellet.

Kosova ka eksportuar shafran edhe gjatë periudhës së Perandorisë Osmane
Shafrani kultivohet edhe në qytetin verilindor të Kosovës, në Podujevë. Drejtori i kompanisë së përpunimit të shafranit, Favzi Sokoli në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tregon se lulja e shafranit ka një histori dhe traditë shumëshekullore dhe se ajo është kultivuar dhe eksportuar nga Kosova që në shekullin e 15-të, kur Kosova ndodhej nën Perandorinë Osmane.

“Qëllimi i kompanisë është që dëshirojmë ta ripërtërijmë këtë produkt, sepse kemi referenca të shkrimtarëve anglezë dhe amerikanë se qysh prej shekullit 15, pra gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, Kosova ka eksportuar shafran edhe mëndafsh në Evropë. Në bazë të shkrimeve historike të cilat i kemi gjetur, Kosova gjatë kohës Osmane është mbajtur vetëm me shafran dhe mëndafsh”, thotë Sokoli.Ai njofton se tani në Kosovë ka 10 hektarë tokë ku mbjellet shafrani dhe se 2 hektarë prej tyre i përkasin kompanisë së tij. Sokoli thotë se ara në Podujevë, ku lartësia mbidetare është 630 metra, përgatitet paraprakisht dhe se mbjellja bëhet në muajin qershor. Ai tregon se fara vendoset 20 centimetra në thellësi të tokës dhe se preferohet që në një hektarë tokë të vendosen 500 mijë bubëza apo fara.

Ai thotë se ndryshe nga bimët tjera, bulbat apo farat e shafranit mbjellen gjatë verës dhe se lulja del në tetor.Mbledhja e luleve bëhet në orët e mëngjesit, kur këto lule janë të mbjellura, sepse sipas Sokolit fletat e saj e ruajnë kualitetin e shafranit, pra fijeve të kuqe (stigmës) të cilat do të përfitohen.

“Lulja është ngjyrë vjollce dhe përbëhet prej 6 fletave, prej dy mashkullorëve ngjyrë verdhë dhe tri stigmave. Pjesa më e rëndësishme e lules është stigma që njihet edhe si shafran. Por nuk do të thotë se nuk është e rëndësishme edhe pjesa tjetër sepse përdoret për parfumeri dhe për higjienë”, deklaron ai.

 

Pas këputjes së tyre lulet e mbyllura të shafranit dërgohen në fazën e përpunimit, ku bëhet këputja e stigmave dhe tharja e tyre, të cilat përdoren në fazën finale.“Lulja e shafranit vjen prej arës me arka, vendoset këtu nëpër shporta dhe punëtoret këtu i këpusin me gërshërë. Ne e marrim pjesën e sipërme të lules dhe i përdorim vetëm stigmat që janë vetëm tri fije”, tregon bashkëpronari i kompanisë Arbër Gërlica.

Gërlica tregon se pas tharjes produkti i pastër i shafranit vendoset në paketim inox me mekanizëm hermetik, e cila është një metodë e konservimit optimal të produktit.
Ai thotë se këtu nuk përpunohen të gjitha lulet, por vetëm ato të zgjedhura, pra të kualitetit të parë dhe se 70 për qind e të gjithë përpunimeve deri në fazën e fundit bëhen me dorë.“Tërë produkti është 100 për qind i pastër dhe 100 për qind shafran”, thotë ai, duke bërë të ditur se pjesa tjetër e luleve që mbesin kthehet në fushë, për ushqimin e saj.Parandalon rreth 600 sëmundje dhe ka 175 efekte pozitive në trupGërlica thotë se ka arsye të shumta pse shafrani është i rëndësishëm dhe tregon se për përfitimin e një gram shafrani nevojiten rreth 150 deri në 180 lule.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco