Nokia 9 shfaqet në publik, vjen vitin e ardhshëm

Nokia 9 shfaqet në publik, vjen vitin e ardhshëm

15:26, 23/10/2017
A+ Aa A-

Nokia 9 tashmë është bërë pjesë e shumë rrjedhjeve dhe thashethemeve online. Mirëpo tani për këtë model të ri të telefonit nga Nokia kanë dalë disa pamje në internet.

Në foton mëposhtë shihet pjesa e pasme e telefonit, që është bërë i famshëm dhe i kërkuar.

Mirëpo nëse krahasohen këto pamje me konceptet që i kemi parë deri më tani, duke përfshirë edhe kamerat e dyfishta, shihet se thashethemet rreth Nokia 9 janë të vërteta.

Sa i përket specifikave, Nokia 9 thuhet se do të vijë me ekranin me 5.50” në AMOLED (panelin 18:9 me rezolucionin QHD+). Kostoja me të cilin pajisja do të dalë në treg thuhet se është e përafërt me €750, ndërsa pajisja do të dalë për shitje vetëm vitin e ardhshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco