Theu heshtjen zgjedhore: PDK-ja dënohet me mbi 10 mijë euro gjobë

Theu heshtjen zgjedhore: PDK-ja dënohet me mbi 10 mijë euro gjobë

15:23, 27/10/2021

Paneli Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa (PZAP) i ka pranuar pjesërisht një ankesë kandidatit të pavarur për Han të Elezit, Rufki Suma, i cili ka thënë se në zgjedhjet e 17 tetorit u dëmtua nga PDK-ja.

Sipas vendimit të PZAP-së, PDK-ja me seli në Prishtinë është dënuar me gjobë prej 10 mijë e 100 euro për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore.

“Pranohet pjesërisht e bazuar ankesa Anr.693/2021 e datës 18.10.2021, e paraqitur nga kandidati i pavarur Rufki Suma, nga Komuna e Hanit të Elezit, ndërsa Subjektit Politik Partia Demokratike e Kosovës, me seli në Prishtinë, i shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 10,100.00 euro (dhjetëmijë e një qind), për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelles për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, me rastin e thyerjes së heshtjes zgjedhore, për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Në bazë të këtij vendimit, PDK-ja duhet që gjobën ta paguajë brenda 15 ditësh.

Po ashtu, PZAP-ja ka njoftuar se i ka refuzuar ankesën kandidatit të pavarur Rufki Suma, i cili ka kërkuar që të anulohet procesi i votimit në zgjedhjet e 17 tetorit në komunën e Hanit të Elezit.

Pas këtij vendimi, Komuna e Elezit nuk do të shkojë në balotazh.

Komisioni për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur që kjo komunë është fituar nga Mehmet Ballazhi i PDK-së.

“Refuzohet e pa bazuar pjesa e ankesës së kandidatit për kryetar të Komunës NË Han të Elezit, Rufki Suma kandidat i pavarur, më të cilën ka kërkuar që të anulohet Procesi i Votimit për Zgjedhjet Lokale të datës 17.10.2021, vetëm për kryetar Komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjes së votuesve”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco