​Voton Fadil Nura: Procesi zgjedhor të kalojë i qetë

​Voton Fadil Nura: Procesi zgjedhor të kalojë i qetë

12:10, 17/10/2021

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Nura teksa ka votuar në fshatin Qirez, po ashtu ka bërë thirrje që procesi i sotëm zgjedhor të kalojë sa më qetë.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Komunës së Skenderaj, që të manifestojnë me vullnetin e tyre sot përmes votës dhe të vendosin për katër vjetët e ardhshëm… Skenderaj njihet si bastion i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk njihet si komunë e nxehtë, prandaj duke qenë bastion i PDK-së do të vazhdojë, por gjithsesi i ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së që të ruajmë qetësinë dhe të ruajmë procesin, sepse fitorja është e jona dhe nuk kemi asnjë nevojë ta prishim festën… Ky është mesazhi, të ruhet qetësia, procesi të shkojë mirë, të manifestohet vullneti i qytetarëve përmes votës”, tha ai.

Në Skenderaj të drejtë vote kanë 53 mijë e 479 qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco