Shefi i BE-së përcjell mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ja çka thotë për gjendjen në komunat serbe

Shefi i BE-së përcjell mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ja çka thotë për gjendjen në komunat serbe

11:52, 17/10/2021

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka përcjell nga afër mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ai gjatë vizitës qendrën e votimit në shkollën “ismail Qemaili” në Prishtinë, tha se është sitë e rëndësishme për demokracinë.

Tutje, ambasadori Szunyog ka treguar për gjendjen në komunat serbe në Kosovë, duke thënë se kanë dërguar vëzhgues edhe në këto komuna, dhe po ashtu do të dërgojnë edhe disa vëzhgues të tjerë gjatë ditës.

“Ne kemi caktuat më herët një numër të vëzhguesve afatgjatë për komunat serbe dhe sot do të dërgojmë vëzhgues që do të qëndrojnë për kohë më të shkurt. Natyrisht duhet ta përmend edhe një numër të organizatave ndërkombëtare që po ndihmojnë. Po ashtu edhe shumë ambasada që nuk janë pjesë të BE-së. Për mua është shumë e rëndësishme që në të gjitha komunat të ketë mbarëvajtje të mirë”.

“Natyrisht komunat serbe janë pjesë e Kosovës, pjesë e demokracisë prandaj po marrin pjesë në zgjedhje. Komunat janë pjesë e sistemit të Kosovës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco