Si votojnë të burgosurit në burgun e Lipjanit?

Si votojnë të burgosurit në burgun e Lipjanit?

10:17, 17/10/2021

Të burgosurit në burgun e Lipjanit kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre qytetare për të votuar.

Të drejtë vote në këtë qendër kanë 29 të burgosur, nga ta 10 të rritur dhe nëntë të mitur.

Mbikëqyrësi i zgjedhjeve në këtë qendër korrektuese, Mentor Mehmeti, ka thënë se materialet në këtë qendër kanë arritur me kohë, njofton Klankosova.tv

“Si çdo vend në Kosovë edhe në qendrën korrektuese po zhvillohen zgjedhjet. Materialet kanë ardhë me kohë”, ka thënë Mehmeti.

“Kjo është e drejtë e tyre me votu ose jo, nuk I imponohet mundësia e kanë për me votu”, ka shtuar ai.

Ndërkaq njëri nga të burgosurit i cili e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votim, ka thënë se është mirë që cdo i burgosur ta shfrytëzojë këtë të drejtë.

“Kjo është hera ime e parë me zgjedh kryetarin e komunës e hera e dytë kështu”, ka thënë i burgosuri.

“Është mirë që çdo I burgosur me ushtru të drejtën e tij qytetare, pse mos me shfrytëzu. Mos me na mbetë pikë, marak, pasi s’jemi shumë gjatë këtu, edhe mundemi  me pa punën e tij. Të mirat që I bon ose të këqijat shihen”, ka shtuar ai.

Ai shtoi se kanë edhe televizor nga ku mund edhe t’i ndjekin rezultatet e kësaj gare zgjedhore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco