Voton Radejoviq: Do ta mbrojmë të drejtën tonë në lirinë e shprehjes

Voton Radejoviq: Do ta mbrojmë të drejtën tonë në lirinë e shprehjes

10:13, 17/10/2021

Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Komunës në Mitrovicën e Veriut, Milan Radojeviq mëngjesin e sotëm bashkë me kryetarin e kësaj partie Goran Rakiq hedhën votën e tyre.

Pas votimit Radojeviq tha se procesi zgjedhor ka filluar në rregull për të cilën shpreson që gjithçka të vijojë mirë.

Ai tha se do ta mbrojnë të drejtën për lirinë e shprehjes.

”Siç tha e dhe z.Rakiq, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme, pavarësisht problemeve dhe vështirësive që i kemi pasur vetë para disa ditëve, shpresojmë që procesi zgjedhor të kaloj në mënyrën më të mirë, që qytetarët do ta thonë të veten në zgjedhje, dhe se në zgjedhje do ta mbrojmë të drejtën tonë në lirinë e shprehjes, ta ruajmë të drejtën tonë në shkollimin tonë dhe ta ruajmë të drejtën ton në lirin e lëvizjes”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco