Pacienti nga Spitali i Gjilanit shprehet i interesuar të votojë

Pacienti nga Spitali i Gjilanit shprehet i interesuar të votojë

09:30, 17/10/2021

Sot mbahen zgjedhjet lokale në vend, ku qytetarët mund të votojnë për kryetarë të komunave dhe Kuvende Komunale.

Në spitalin e Gjilanit gjenden një numër jo i madh i pacientëve të cilët kanë shprehur interesim për të shfrytëzuar të drejtën e tyrë për të votuar.

Njëri nga pacientët që po trajtohet në këtë spital ka thënë se askush nuk ka shkuar për t’i pyetur nëse kanë votuar apo jo.

“Po normalisht, jemi të interesuar por s’ka ardhë askush me na pyet. Mendoj që këto zgjedhje janë më të rëndësishme për ne se ato nacionale. Probleme ka shumë, në arsim, edhe në mjekësi siç po e shihni, mjekët nuk rrinë shumë me pacientë, njihemi si me qenë në faj”, ka thënë një nga pacientët për median kosovare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco