Kosova në heshtje zgjedhore

Kosova në heshtje zgjedhore

16:17, 16/10/2021

Një ditë para zgjedhjeve lokale në Kosovë po mbretëron heshtja zgjedhore. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pothuaj ka bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. KQZ gjatë së shtunës ka bërë edhe shpërndarjen e materialit zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletë-votimet.

“Punët kryesore veçse kanë përfunduar. Jemi në përfundim edhe të disa aktiviteteve të cilat natyrisht se brenda planit operacionial do të kryhen deri para ditës së zgjedhjeve”.

Edhe në këto zgjedhje ekipet e lëvizshme do t’i vizitojnë spitalet për të votuar pacientët si dhe do të vizitojnë në shtëpi personat që janë me Covid dhe ata me aftësi të kufizuara.

“Do të emërojmë ekipet mobile të cilat do të shkojnë gjatë zgjedhjeve në adresa të caktuara për të votuar personat që janë me Covid-19 apo edhe kategoritë e tjera të personave që nuk mund të shkojnë në qendra të votimit për shkak të aftësive të tyre të kufizuara ose sepse janë në institucione të kujdesit shëndetësor apo edhe në burgje”.

Për zgjedhjet e rregullta lokale janë certifikuar 89 subjekte politike. Janë gjithsej 5,364 kandidatë të certifikuar prej tyre 166 për kryetar të komunave. Ndërsa numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco