Gara për Lipjanin, Ahmeti tregon planin e tij

Gara për Lipjanin, Ahmeti tregon planin e tij

23:39, 21/09/2021

Imri Ahmeti, kryetar i Komunës së Lipjanit thotë se është bërë shumë punë por se ka akoma për të bërë në këtë komunë. Për këtë ai thotë se po kërkon një mandat të tretë në krye të këtij qyteti.

“Lipjani është diçka me të cilën ne mburremi, atje kemi jetuar gjithë jetën”, thotë Ahmeti.

“Një pjesë të punimeve të mëdha e kemi përmbyll dhe tash kemi plane tjera”, theksoi ai.

 

A është Ahmeti optimist në fitore?

“Pa dyshim që po. Unë mendoj se jemi mirë, ka një mbështetje të jashtëzakonshme dhe kjo mbështetje na ka bërë që t’i futemi sërish zgjedhjeve”, shtoi Ahmeti në emisionin DPT te Fidani.

Ahmeti ka thënë se komuna ka ndihmuar gatë pandemisë qytetarët dhe bizneset.

Ndërkohë ai ka treguar edhe për procesin e vaksinimit në këtë komunë?

“Në Lipjan janë vaksinuar mbi 40 mijë qytetarë  që i bie rreth 80 për qind të qytetarëve ndërkaq me dozën e parë janë vaksinuar mbi 26 mijë e 123 qytetarë ndërkohë me dy dozat 14 mijë e 857 qytetarë”, tregoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco