Vendos KQZ-ja, mund të votoni me letërnjoftim të skaduar

Vendos KQZ-ja, mund të votoni me letërnjoftim të skaduar

14:45, 14/02/2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për lejimin e qytetarëve për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar. 

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tregoi për "Syri.net", se kanë njoftuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve se KQZ ka marrë vendim për lejimin e votuesve që të votojnë me letërnjoftime me afat të skaduar dhe të cilët figurojnë në Listat Përfundimtare të Votuesve.

Të gjithë ata që janë në listst e votuesve në Kosovë mund të votojnë me letërnjoftim me afat të skaduar.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, tregoi se KQZ posa mori vendim për lejimin e qytetarëve për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar. Të gjithë ata që janë në listat e votuesve në Kosovë mund të votojnë me letërnjoftim me afat të skaduar. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco