Dhuna e ushtruar nga mercenarët e Lulzim Bashës ka sjellë reagimin e shoqatave ndërkombëtare në mbrojtje të gazetarëve. Mapping Media Freedom ka dënuar ashpërsisht këto akte të paprecedenta teksa ka theksuar se njerëzit e Lulzim Bashës kanë kryer veprime vandale ndaj gazetarëve duke i fyer, ofenduar dhe kërcënuar

SYRI TV

Shoqata e gazetarëve Mapping Media Freedom, ka reaguar pas dhunës të ushtruar ndaj gazetarëve nga mercenarët e Lulzim Bashës gjatë mbledhjes së kryesisë të Partisë së Vulës më 7 qershor.

Mapping Media Freedom shkruan se njerëzit e Lulzim Bashës kanë ndaluar gazetarët të kryenin punën e tyre duke i sulmuar sharë dhe ofenduar.

Në artikullin e publikuar nga Mapping Media Freedom tregohet se ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha I cili ka denoncuar dhunën e ushtruar nga ‘gangsterët’ e Lulzim Bashës.

MEPING MEDIA FREEDOM

Më 7 qershor 2023, gazetarë të mediave të ndryshme u penguan të raportonin,  u sulmuan dhe u kërcënuan verbalisht nga një grup individësh në një mbledhje të Partisë Demokratike në kryeqytetin e Tiranës. Ngjarja, e cila mësohet se është kryer nga mbështetësit e ish-kryetarit të Partisë Demokratike, ka ndodhur gjatë mbledhjes së kryesisë në orët e para të mëngjesit, teksa gazetarët tentonin të kryenin detyrat e tyre profesionale dhe të raportonin. Fyerjet dhe kërcënimet u denoncuan nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se personat e përfshirë ishin ‘gangsterë’ dhe ‘banditë’, pa komentuar mbështetjen e tyre politike për partinë e tij.

Më tej në artikull shpjegohej se si ‘mercenarët’ e Lulzim Bashës, u përpoqën t'u hiqnin kamerat dhe mikrofonat, i shtynin gazetarët, u bërtisnin, i ofendonin dhe i kërcënonin me dhunë fizike dhe sharje të tjera nëse do të vazhdonin të filmonin dhe raportonin.

SYRI TV/ Dhuna e mercenarëve të Bashës, reagon 'MAPMF': Gazetarët nuk u lejuan të filmonin

Denonco