Gjirokastra është një nga qytetet më të prekura nga emigrimi e për rrjedhojë me mungesa të fuqisë punëtore, ndaj ka vështirësi të zgjerojë kapacitetet në ekonomi dhe turizëm. Së fundmi, 25 ekspertë ndërkombëtarë janë ndalur në këtë qark dhe po realizojnë një program me qëllim nxitjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, ku do të bëhen pjesë rreth 100 studentë, nxënës, biznese dhe përfaqësues të institucioneve lokale.

Nag SYRI TV

Mungesa e fuqisë punëtore, emigrimi në masë i popullsisë, edukimi i paorientuar drejt tregut të punës si dhe sfidat që lidhen me cilësinë e jetës, po e bëjnë qarkun e Gjirokastrës një prej vendeve ku sipërmarrja private po tkurret, ndaj ka vështirësi të zgjerojë kapacitetet në ekonomi dhe turizëm.

Një grup prej 25 ekspertësh ndërkombëtarë që vijnë nga kompani të njohura botërore në fushën e teknologjisë, ekonomisë, edukimit dhe fusha të tjera, po realizojnë një program për të adresuar sfidat kryesore të rajonit. Programi “Impact Ëeek” ka udhëtuar në vende të ndryshme të botës, me qëllim për të nxitur zgjidhje të qëndrueshme.

Rreth 100 studentë, nxënës, biznese dhe përfaqësues të institucioneve lokale do të bëhen pjesë e programit. Gjatë javës së parë analiza e programit nxori në pah nevojat për ta orientuar edukimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, shërbimeve dhe sipërmarrjes.

SYRI TV/ Emigrim masiv e mungesë punëtorësh në Gjirokastër, sipërmarrja private po tkurret

Denonco