Selenica e Vlorës edhe pse është një nga zonat e njohura për mbarështimin  e krerëve, vitet e fundit po vihet re reduktim i numrit të tyre. Fermerë e blegtorë po heqin dorë nga bujqësia e blegtoria dhe kjo sipas tyre për shkak të mungesës së subvencioneve, tregut të prodhimeve të bulmetit, rritjes së çmimit të naftës, plehrave kimike etj.

Nga SYRI TV

Selenica edhe pse një nga zonat e njohura për blegtorinë, pothuajse nuk ka përfituar subvencione në këtë sektor. Fermerët dhe blegtorët kanë thënë se edhe pse për vite më radhë kishin aplikuar për mbështetje finaciare, përfitimi ka qenë pothuajse zero. Për këtë arsye ata nuk kanë kryer aplikim, pasi e kanë humbur shpresën se mund të jenë përfitues

Shumë fermerë në këtë zonë po e braktisin sektorin dhe po emigrojnë. Kjo si shkak të rritjes së çmimeve të plehrave kimike, rritjes së çmimit të naftës, tarifës të plugimit etj. Ndërsa të tjerë tregojnë se nëse nuk do t’u dërgonin të afërmit në emigracion para, ata nuk do jetonin  dot me një pension bujqësie.

Adila Kojdheli, kreu i Agjensisë së Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve flet për shifra rekord gjatë vitit 2022 për sa i përket aplikimeve për skemat mbështetëse për blegtorët dhe bujqërit. Ajo ka ftuar fermerët e blegtorët të aplikojnë dhe në skemat me mbështetje europiane si IPARD.

Por sipas statistikave, numri i krerëve në bashkinë e Vlorës në 15 vitet e fundit sipas të dhënave është tkurrur me 30%.

SYRI TV/ Fermerët në Selenicë të Vlorës heqin dorë nga bujqësia: Nuk jemi subvencionuar

Denonco