Hapja e një kanali ka bërë të pakalueshme një nga rrugët e Porto Romanos në Durrës. Për 20 familje që preken nga shkatërrimi i rrugës, kalimi në këmbë është i pamundur. Situata vijon të mbetet e njëjtë prej 4 muajsh ndërsa banorët thonë se nga bashkia nuk ka asnjë reagim.

Nga SYRI TV

Një nga rrugët e Porto Romanos është bërë e pakalueshme për shkak të hapjes së një kanali. Ky investim prek drejtpërdrejt 20 familje, pjesëtarët e të cilave janë të shqetësuar në lidhje me shkatërrimin e rrugës. Sipas tyre qarkullimi në këmbë është thuajse i pamundur, çka ua vështirëson ndjekjen e aktiviteteve të përditshme.

Banorët kanë denoncuar edhe faktin se për këto punime nuk ka asnjë projekt.

Sipas banorëve është bërë ankesë në bashki por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim. Kjo situatë vijon të jetë e tillë prej të paktën 4 muajsh.

SYRI TV/ Rruga e ‘Porto Romanos’ e pakalueshme, banorët: Është në këtë gjendje prej 4 muajsh

Denonco