Gjykata e Apelit hodhi këtë të premte shortin për shqyrtimin e kërkesës së Enkelejd Alibeaj, i cli ka ankimuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, që legjitimon ndryshimet e Kuvedit të 11 dhjetorit. Relatore e çështjes do të jetë Elona Mihali, ndërsa anëtarë, Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja. Më herët Kryetarja e Komisionit të Apelimit në selinë blu, hodhi akuza për mbajtjen peng të dosjes së PD, dhe mos regjistrimit të vendimit të Zhukrit, me porosi të Edi Ramës.

Nga SYRI TV

Elona Mihali është gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt në Gjykatën e Apelit. Shorti u hodh në Apel këtë të premte, ku ishte I pranishëm edhe sekretari për çështjet zgjedhore ne selinë bli, Ivi Kaso. Ndërkohë anëtare do të jenë Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja. Alibeaj ka vendimin e marrë nga gjyqtari i shkallës së parë, Agron Zhukri, i cili më 25 mars 2022 njohu statutin e dalë nga Kuvendi I 11 dhjetorit, nga grupi i Rithemelimit të PD.

Më herët, kryetarja e Komisionit të Apelimit në selinë blu, Adriana Kalaja denoncoi mbajtjen peng të dosjes së PD. Sipas saj, vendimi i Gjyqtarit Agron Zhukri që legjitimon Kuvendin e 11 dhjetorit nuk regjistrohet në regjistrin e partive politike me porosi të Edi Ramës.

Përpjekjet e Edi Ramës për të bllokuar regjistrimin e PD në zgjedhje i denoncoi edhe kreu i PD, Sali Berisha. Ai deklaroi se gjykata ka folur qarte për legjitimitetin e PD, dhe se kjo forcë politike do të hyjë në zgjedhjet lokale të 14 majit, me logon, vulën dhe flamurin e saj.

VIDEO-SYRI TV/ Apeli hedh shortin, Elona Mihali do të shqyrtojë ankimimin e Alibeajt

Denonco