Prej tri ditësh, banorët e pesë fshatrave në Pogradec janë pa ujë të pijshëm. Mungesa e ujit ka ardhur për shkak të dëmtimit të tubit  furnizues, nga një kompani që po punon në parkun e Drilonit. Banorët shprehen të indinjuar me situatën.

Nga SYRI TV

Prej disa ditësh, pesë fshatra të njësisë administrative Buçimas, nuk kanë ujë të pijshëm. Shkak për mungesën e ujit është bërë dëmtimi i tubacionit nga një firmë që po punon për rehabilitimin e parkut turistik të Drilonit.

Për banorët situata është e papranueshme, që në mes të dimrit të kenë mungesë uji.

Ata shprehen se po përballen me vështirësi për të siguruar ujin e pijshëm.

Bashkia e Pogradecit është shprehur se këtë të shtunë pritet të rikthehet uji, i cili veç banorëve, ka krijuar probleme edhe për sektorin e hoteleri-turizmit në këtë zonë.

SYRI TV/ Pesë fshatra pa ujë të pijshëm në Pogradec, dëmtohet tubi furnizues

Denonco