Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës të Argjentinës kanë vendosur të mos qëndrojnë në një hotel luksoz me pesë yje gjatë Kupës së Botës në Katar dhe në vend të kësaj do të qëndrojnë në një konvikt studentor, për të shijuar një skarë tradicional.

Sipas Daily Mail, Argjentina mbërriti në Doha në orët e para të mëngjesit të së enjtes, por ndryshe nga rivalët e tyre që po qëndrojnë në disa nga hotelet më luksoze të qytetit, argjentinasit u drejtuan për një akomodim “më modest” në Universitetin e Katarit.

Vendimi i befasishëm për të qëndruar atje erdhi pasi zyrtarët e futbollit të Argjentinës vendosën se kampusi i gjerë do t’i lejonte ata të shijonin skarën tradicionale, apo siç njihet nga ata si ‘asado’, që është një nga kënaqësitë e kuzhinës së vendit të Amerikës së Jugut.

Image

Brenda universitetit është ndërtuar një zonë speciale për “asado”, e cila do t’i lejojë Messit dhe miqve të tij të shijojnë biftekë dhe salsiçe të ndryshme, kryesisht të viçit, të cilat do të përgatiten në mënyrën tradicionale argjentinase.

Kjo pjatë zakonisht shoqërohet me një sallatë dhe verë të thjeshtë, megjithëse Messi dhe shokët e tij ka të ngjarë të jenë nën urdhra të rreptë për të mos e tepruar.

Edhe mishi i viçit nga shteti i Amerikës së Jugut, i cili konsiderohet më i miri në botë, u transferua në Katar për nevojat e kombëtares së Argjentinës, e cila është ndër favoritët për Botërorin. Një kuzhinier special i ‘asado-s’ do të jetë gjithashtu në dispozicion për futbollistët për të siguruar që të gatuhet ashtu si në Argjentinë.

Pjesa e kampusit të Universitetit të Katarit ku ndodhet skuadra argjentinase përbëhet nga 90 dhoma, përmban ambiente sportive moderne, një pishinë olimpike dhe stadiumin e vet të futbollit me një kapacitet prej 10,000 personash.

E vendosur në periferi të Dohas, konsiderohet si një nga universitetet kryesore në rajon dhe është themeluar në vitin 1973.

Argjentina do të luajë në Grupin C së bashku me Meksikën, Poloninë dhe Arabinë Saudite.

 

Argjentina do të qëndrojë në një konvikt studentësh në vend të hotelit luksoz – ja arsyeja

Denonco