Dikur një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar, Gentjan Pjetri, ose ndryshe i njohur si “Doktori’ i FiksFare”, i preku të gjithë me rrëfimin e sinqertë që bëri vetëm pak javë më parë emisionin ‘Të Harruarit’.

Në intervistën për “Syri TV”, aktori tregoi se ka kaluar disa probleme shëndetësore pasi u lagrua nga ekrani, ndërsa rrëfeu edhe problemet me alkoolin dhe pengun e madh që nuk arriti të krijonte kurrë një familje.

Pas instervistë e cila zgjoi shume interes tek publiku dhe reagimeve të shumta në rrjete sociale të qytetarëve që u rritën me figurën e tij, sot ‘Doktori’, ju bashkua gazetarit dhe moderatorit Flavio Qarri, në moderimin e emisionit të mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.

Spontan dhe me humorin që e karakterizon, Gent Pjetri shoqëroi moderatorin në rubrikën ‘Calling Flavio’, teksa komentoi telefonatat që u bënë mbi temën: Pse po arratisen Shqiptarët?

Por, a i është rikthyer ‘Doktori’ zyrtarisht ekranit apo ishte vetëm një prezencë e përkohshme e tij në studion e ‘Kafe Shqetos’, në Syri TV,  mbetet për tu parë në vazhdim.

A po i rikthehet 'Doktori' ekranit pas shumë vitesh?

Denonco