Piktorja Rosita Habazaj ka çelur në Galerinë e Arteve të Bukura ekspozitën me punime lirike për njeriun dhe transformimet në kohë. Artistja kërkon nga institucionet shtetërore më shumë hapësira për artin dhe mbështetje ndaj atyre që krijojnë.

Nga SYRI TV

Lirizëm i thellë në piktura që rrëfejnë për 12 vite pune intensive, finalizuar me e ekspozitën e çelur në Galerinë FAB. Procesi i pikturimit për Rosita Habazajn është magji.

36 tablotë e punuara me vaj takojnë të shkuarën, arratisen në aromat dehëse të lules së irisit, ndërsa rreken të shohin shumëngjyrësinë e botës përtej ballkonit. Në fund, gjithçka nis e përfundon te vetja.

Artistja kërkon nga institucionet shtetërore më shumë hapësira për artin dhe mbështje ndaj atyre që krijojnë:

Ekspozita ngrihet mbi të dashurit e vetes dhe asaj që kemi përreth, si mënyrë për të udhëtuar në çdo kohë në brendinë e njeriut. Punimet do të qëndrojnë në Galerinë e Arteve të Bukura deri më datë 8 Tetor.

 

VIDEO SYRI TV/ Ekspozita me piktura e Rostita Habazaj, 36 tablo lirike për njeriun dhe transformimet

Denonco