Shqipëria renditet në 9 vendet e rajonit të Europës Juglindore që nuk kanë mundësi të kursejnë. Të dhënat e anketës së Bankës Qendrore të Austrisë, tregojnë se rreth 75% e familjeve në Shqipëri nuk kanë kursyer pas krizës pandemike, ndërsa çmimet e larta nga lufta në Ukrainë mund të përkeqësojnë situatën.

Nga SYRI TV

Anketa e Bankës Qendrore të Austrisë e vjeshtës 2021, arrin në konkluzionin se si para dhe pas pandemisë Shqipëria paraqitet me numrin më të lartë të familjeve në 9 vendet e Rajonit të Europës Juglindore që nuk kanë mundësi të kursejnë.

Bazuar në këto të dhëna, rreth 75 për qind e familjeve në Shqipëri nuk kanë plane për të kursyer pas krizës pandemike, ndërsa tendenca mund të thellohet nga çmimet e larta pas luftës në Ukrainë.

Megjithatë, rreth 10 për qind e familjeve në Shqipëri kanë deklaruar se kanë plan të kursejnë më shumë se para pandemisë. Madje, përqindja e familjeve që duan t'i rrisin kursimet në Shqipëri është sa dyfishi i familjeve në Bullgari, më i lartë se në Hungari dhe gati në nivel të njëjtë me Serbinë.

Sipas Monitor, përqindjet e larta të familjeve që nuk kanë mundësi të kursejnë dhe atyre që do të kursejnë më shumë tregojnë për një polarizim të shoqërisë në Shqipëri.

Sipas statistikave monetare për nëntë vendet e Europës Juglindore norma e rritjes e depozitave të individëve mbeti pozitive gjatë rrjedhës së pandemisë COVID-19. Në Çeki dhe Rumani, rritja e depozitave të individëve u përshpejtua gjatë viteve pandemike 2020 dhe 2021, ndërsa në Bullgari, Kroaci, Hungari, Shqipëri dhe Serbi, filloi përshpejtohet në vitin 2021.

 

 

VIDEO-SYRI TV/ Banka e Austrisë: 75% e familjeve në Shqipëri nuk kanë mundësi të kursejnë para

Denonco