Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e së shtunës ku Qani Muca plagosi Inspektorin e Mbrojtjes së Territorit Ilirjan Gavelli, teksa ky i fundit ka qënë duke zbatuar vendimin për shembjene banesës.

Para oficerit të policisë gjyqësore, autori i ngjarjes ka shpjeguar arsyet që e kanë çuar të ndërmarrë veprimin dhe të qëllojë me armë zyrtarin e IMT. 

“E qëllova,  isha në depresion se do më prishnin shtëpinë e mbeta në mes të rrugës” këto janë fjalët e para të dëshmisë së 55-vjecari Qani Muca.

Ngjarja për të cilën akuzohet Muca, ndodhi në banesën e tij, kur punonjësi i IMT-shkoi në lagjen Todi Shkurti për të zbatuar urdhrin për shembjen e banesës së Muçës.

Pasi ka shprehur mosdakordësine ka nisur konflikti mes inspektorit dhe Muçës ku ky i fundit  ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësit Ilirjan Gavelli, duke e plagosur në bark.

Burime bëjnë me dije se pas plagosjes Muça nuk ka tentuar të largohet nga banesa, por është kapur menjëherë në vendin e ngjarjes pasi kanë mbërritur punonjësit e policisë të cilët e kanë shoqëruar në komisariat.

Ndërkohë që inspektori është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

VIDEO-SYRI TV/ Plagosi punonjësin e IMT-së se i prishi banesën, autori: Isha në gjendje depresive...

Denonco