Tragjedia në plazhin e Potamit në Himarë ku Komisari Arjan Tase goditi për vdekje 7 vjeçaren që jetonte në Londër, vijon të bëjë jehonë në mediat ndërkombëtare.

Prestigjozja amerikane, New York Post nis artikullin duke rikujtuar se si babai i shokuar i vogëlushes përleshet me komisarin e policisë pas vdekjes tragjike të së bijës, vetëm pak metra nga bregu I detit.

“Kur Tase parkoi varkën e tij në breg menjëherë pas përplasjes fatale, babai i saj Bledar Avdia u përball me vrasësin e dyshuar të vajzës së tij dhe pasoi një përleshje, kështu tregojnë fotot e shpërndara nga ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha”- shkroi New York Post ndërsa më pas thekson se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuzën se varka në fjalë është përdorur për trafikimin e lëndëve narkotike.

Gazeta e mirënjohur britanike, The Times në pasqyrimin e tragjedisë, i vë rëndësi protestave të popullit pas vdekjes së 7 vjecares Avdia.

“Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, përballet me kërkesat për të dhënë dorëheqjen mes zemërimit në rritje të publikut për vdekjen e Jonadës. Është incidenti i tretë me skafe në plazhet e Shqipërisë këtë verë.” – shkroi më tej The Times.

Ndërkaq një ditë më parë, “horror në plazh” ishte titulli që qarkulloi në mbarë mediat britanike për tragjedinë e 7 vjecares. The mirror, The sun dhe Daily Mail sollën në vëmendjen e komunitetit ndërkomëtar, mungesën e sigurisë së shtetit në plazhet shqiptare që përgjatë kësaj vere ka rrezikuar turistët dhe pushuesit.   

VIDEO-SYRI TV/ Mediat e huaja jehonë vrasjes së 7 vjeçares: Protestuesit ultimatum Ramës

Denonco