“Pusho nën flladin pogradecar” është slogani me të cilin është çelur sezoni turistik në Pogradec. Liqeni, natyra, historia, kulinaria, sportet, e aktivitetet e tjera, por mbi të gjitha çmimet e përballueshme, synojnë të tërheqin një numër të lartë vizitorësh

SYRI TV

Qyteti liqenor i Pogradecit ka çelur sezonin turistik 2022 me sloganin “Pusho në flladin pogradecar”.

Në një ditë të ngjeshur me aktivitete, është prezantuar vetëm një pjesë të asaj se çfarë do të ofrojë këtë vit ky qytet. Duke nisur me dhjetëra shfaqje artistiko-kulturore, kulinari vendase, sporte në ujë dhe rërë, piktura e poezi, monumente natyre dhe mbi të gjitha çmime të përballueshme për këdo.

Beachvolley, handball, e deri tek futbolli në rërë ka sjellë edhe pjesëmarrës nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Kryetari i bashkisë, Ilir Xhakolli është shprehur se Pogradeci ofron mundësitë për të pasur turizëm vjetor, jo vetëm veror, ndërsa fokusi i këtij viti është për të tërhequr të rinjtë.

Këtë verë, në Pogradec është menduar të mos ketë vetëm liqen, sport dhe koncerte  por do të ketë fokus të veçantë edhe në guidat natyrore për të zbuluar kështu historinë e rrethit të Pogradecit që nga koha e Ilirisë e deri më sot.

VIDEO-SYRI TV/ Pogradeci çel sezonin turistik, organizohen dhjetëra aktivitete

Denonco