Astrologia Meri Shehu jep parashikimin më ‘flakë’ për këtë fundjavë për të gjitha shenjat e horoskopit

Astrologia Meri Shehu jep parashikimin më ‘flakë’ për këtë fundjavë për të gjitha shenjat e horoskopit

11:56, 22/02/2020

DASHI
Rruga juaj sikur pastrohet nga paqartësia dhe qëllimet drejt ngritjes marrin një drejtim më realist. Mund të ndjeheni të plotësuar edhe në aspektin personal

Demi
Një surprizë e këndshme do ju ndryshoj jetën duke ju futur në një marrëdhënie shumë të mirë në jetën personale por edhe profesionale

Binjaket
Do gjeni mënyrën për të ndriçuar idetë tuaj dhe për të forcuar pozitat tuaja në lidhje me karrierën dhe planet tuaja me të fshehta. Do keni takime romantike

Gaforrja
Antagonizmi përball jush mund të zbehet dhe ti lërë vend një bashkëpunimi dhe mirëkuptimi që do çoj përpara punët dhe marrëdhëniet tuaja në përgjithesi

Luani
Mund të bëhen disa lajme pozitive sot që të rregullojnë rrëmujen e krijuar deri tani ne jetën tuaj familjare dhe atë që lidhet me punën .Një lajm i mirë ju çliron nga pengesat

Virgjeresha
Nuk ka më persona apo pengesa që mund të ndërpresin fatin dhe karmën tuaj drejt një marrëdhënie personale e cila këto dy ditë duhet të finalizohet me sukses.Ju presin bashkëpunime të rëndësishme

Peshorja
Sot dhe nesër do shikoni një ngritje të rëndesishme standarti në lidhje me qëllimet tuaja ekonomike dhe në lidhje me zotërimet tuaja

Akrepi
Një bashkëpunim shumë i rëndësishëm ju troket në derë dhe një dashuri e madhe po ashtu. Mund të kombinoni punët dhe jetën erotike në mënyrë të pandashme

Shigjetari
Një çështje e rëndësishme ekonomike do zgjidhet gjatë këtyre dy ditëve dhe do ju sjell mundësi të mendoni pozitivisht për një investim në pune apo ndryshim pune

Bricjapi
Një sukses në lidhje me planet tuaja apo një udhëtim i shkurtër që do sjell shumë rezultat në lidhje me personat dhe mundësit që do ndeshni perpara jush

Ujori
Jeni në një nga momentet tuaja me krijuese çdo gjë që ndejeni apo fantazoni mund ta bëni realitet dhe të ketë vlera të pa kundërshtueshme

Peshqit
Këto dy ditë duhet të mendoni pozitivisht pasi më ne fund planetet do ju ndihmojne në shume drejtime, në qëllime apo takime me njërëzit e duhur si edhe në plane të reja e udhëtime

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco