HOROSKOPI/ Lum kush e ka afër dhe mjerë kush nuk e njeh, të gjitha arsyet duhet të keni një shoqe të kësaj shenje

HOROSKOPI/ Lum kush e ka afër dhe mjerë kush nuk e njeh, të gjitha arsyet duhet të keni një shoqe të kësaj shenje

19:59, 20/02/2020

Miqësitë e vërteta janë si vera, sa më shumë kalon koha dhe ‘’staxhionohen’’, aq më të mira dhe të shtrenjta bëhen. Disa prej tyre lindin që në hapat e parë në shkollë, të tjera në marrëdhënie pune, por edhe në vendin e situatën më të paimagjinueshme që mund t’ua marrë mendja. Nuk ka rregulla të arta për të çuar përpara një miqësi, por nëse shoqja juaj i përket shenjës së Peshqit, gjërat  bëhen akoma më të lehta. Nëse më parë nuk i keni kushtuar horoskopit, nga sot e tutje duhet ta bëni pasi Peshqit janë shoqja/shoku që do të donin të kishin të gjithë.

Image

1. Janë mendjehapur dhe aspak paragjykues: Nëse me miqtë e tjerë e keni më të vështirë të shpreheni, me Peshqit nuk ekziston ky rrezik. Janë shumë mirëkuptues, mendjehapur dhe të logjikshëm, atëherë kur duhet. Gjenden në çdo moment për ju, në ditët me shi dhe borë, por dhe atëherë kur ndjeni se u është shembur bota mbi krye. Për Peshqit miqësia është thesar, ndaj e mbrojnë më shumë se çdo gjë tjetër.

2. Nuk mërzitesh kurrë me të: Si mund të mërzitesh më shenjën më kokëkrisur dhe pa frena të horoskopit? Me të çdo ditë është ndryshe, plot emocione të bukura dhe ëndrra. Madje edhe nëse jeni në ditën tuaj më të errët, një shoqe Peshqit do të dijë si t’ua ngrejë humorin.

3. Është aleate e shkëlqyer: Patë një palë këpucë që ua hoqën trurin, epo mos u mendoni 2 herë për t’i blerë, por thërrisni shoqen tuaj Peshqit. Është një nga shenjat më të papërtueshme, aq më tepër kur bëhet fjalë për shopping dhe qejf.

4. Do të sakrifikonte gjithçka për ju: Peshqit dhe sakrifica janë e njëjta gjë. Për të shoqëria është një familje e dytë, një degë tek e cila mund të mbështetet gjithmonë dhe nuk do të mendohej dy herë për të sakrifikuar për të. Vlerësojeni këtë gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco