VIDEO e këtij aksidenti po bën bujë: Kush mendoni se ka të drejtë?

VIDEO e këtij aksidenti po bën bujë: Kush mendoni se ka të drejtë?

19:30, 24/01/2020

Video e këtij aksidenti ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale. Ajo është bërë në Angli dhe tregon momentin kur një shofer parakalon autobusin, por përplas dy vrapuese.

Njëra nga vrapueset mori plagë të lehta.

Por kompania e sigurimeve i tha britanikut 53-vjeçar se edhe ai kishte pjesën e fajit, pasi ishte shpejt.

Kurse 53-vjeçari thotë se ai nuk ishte më shumë se 30 km në orë, drita e semaforit ishte jeshile dhe nuk ishte vendi ku duhet të kalojnë kalimtarët.

Ai e pranon se i urren vrapuesit, pasi nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit dhe futen kudo.

Megjithatë, kjo video e ka ndarë rrjetin. Shumë komentues janë dakord me shoferin, të tjerë mendojnë se ai ka nxituar dhe ka rrezikuar jetën e kalimtarëve.

Ju si mendoni?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco