Premtimi i radhës për shkollë baleti

Premtimi i radhës për shkollë baleti

12:48, 18/12/2018

Themelimi i një grupi ekspertësh që do t’i vlerësonte mundësitë e themelimit të një shkolle 8-vjeçare baleti, është premtimi i radhës që ka marrë drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.

Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, e ka pritur në takim atë, për të diskutuar rreth themelimit të shkollës kombëtare të baletit në Kosovë. Bytyqi është ministri i tretë që shqyrton kërkesën e njëjtë. Në adresë të tre ministrave deri tani ka kaluar kërkesa e iniciuar për themelimin e institucionit që cilësohet si i domosdoshëm për vazhdimësinë e baletit në Kosovë, shkruan Koha Ditore.

Javën që shkoi thirrjes për ta themeluar një shkollë të tillë iu bashkua edhe ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Gashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco