Bëni kujdes, ‘WhatsApp’ merr masa të larta sigurie për këta përdorues

Bëni kujdes, ‘WhatsApp’ merr masa të larta sigurie për këta përdorues

17:01, 23/01/2019

Një prej aplikacioneve më të përdorura në botë për dërgimin e mesazheve, “WhatsApp” së fundmi ka vendosur një politikë të re për përdoruesit. Pas shqetësimeve të njerëzve, aplikacioni do t’i kufizojë të gjithë në nisjen e një mesazhi deri në 5 herë maksimumi, në përpjekje për të penguar shpërndarjen e lajmeve të rreme. Nëse më parë do të mund të shpërndanit një mesazh tek rreth 20 persona, ky numër do të kufizohet deri në 5.

“Kufizimi i përcjelljes së mesazheve i redukton ndjeshëm viruset e dërguara në të gjithë botën”,- u shpreh një nga zëdhënësit e “WhatsApp” për “BBC”.

https://www.straitstimes.com/world/whatsapp-limits-message-forwarding-to-5-recipients-to-curb-rumours

Nëse ju vazhdoni të dërgoni këto mesazhe me shumë mundësi “WhatsApp” do ju bllokojë llogarinë në mënyrë që të vendosë në kontroll situatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco