Nuk ka asgjë më të tmerrshme se një sulm paniku që mund t’ju kapë në befasi. Intensiteti i tij mund t’ju mpijë shqisat, të ngris ankthin tuaj në nivele të rrezikshme dhe ndonjëherë t’ju bëjë të ndjeni se jeta juaj do të përfundojë.
Fatmirësisht, sulmet e panikut nuk shkaktojnë dëm të vërtetë dhe zgjasin vetëm nga 5 minuta deri në 30 minuta.
Si të parandaloni sulmet e panikut?
-Shmangni kafeinën,
-Praktikoni rregullisht ushtrime të frymëmarrjes së thellë.
-Praktikoni ushtrime aerobike të paktën 3 herë në javë për të menaxhuar nivelin e stresit.
-Hani vakte në intervale të rregullta për të shmangur çekuilibrin e niveleve të sheqerit.
-Merrni parasysh terapinë e këshillimit, terapia konjitive e sjelljes është vërtetuar shkencërisht se redukton stresin dhe ankthin.
Si të menaxhoni një sulm paniku?
Jini të vetëdijshëm se do të kalojë: Është e rëndësishme të keni vetëdije dhe të kuptoni se si mund të ndihet një sulm paniku dhe të dini se është një përvojë e pakëndshme, por ajo do të kalojë brenda pak minutash.
Përqendrohuni në frymëmarrje: Filloni të përqendroheni në frymën tuaj dhe ngadalë filloni të merrni frymë thellë nga hunda dhe nxirreni nga goja.
Teknikat e frymëmarrjes: Dikush mund të praktikojë gjithashtu teknika të veçanta të frymëmarrjes si frymëmarrja në formë kuti, dhe teknika 2-7-8 të cilat mund të jenë të dobishme gjatë një sulmi paniku.
Teknikat e tokëzimit: Teknika 54321 ku njeriu fokusohet në një të dhënë shqisore si emërtimi i 5 gjërave që mund të shihni, 4 gjërave që mund të dëgjoni, 3 gjërave që mund të prekni, 2 gjërave që mund të nuhasni dhe 1 gjëje që mund të shijoni.
Relaksimi i muskujve: Kjo mund të përdoret për të ndihmuar në uljen e niveleve të stresit.
Mjekimi: Benzodiazepinat ndihmojnë shumë dhe duhet të përdoren sapo të filloni të përjetoni simptoma ankthi.
Mbështetja: Prania mbështetëse e një kujdestari ndihmon që të qetësoheni.
© SYRI.net