A e dini çfarë është 'Bruksizmi;? Shkaqet, simptomat dhe trajtimi i tij

A e dini çfarë është 'Bruksizmi;? Shkaqet, simptomat dhe trajtimi i tij

19:22, 06/06/2023

Bruksizmi mund të tingëllojë si fjalë e huaj, por koncepti nuk është i tillë. Në fakt është tendenca për të shtrënguar dhe gërryer dhëmbët pa e ditur.

Ky fenomen, natyrisht, është më i shpeshtë gjatë gjumit, kur është e pamundur të ushtrosh kontroll të vetëdijshëm mbi lëvizjet. Në veçanti, fazat e para të gjumit janë ato në të cilat ndodh kërcitja e dhëmbëve, ndërsa me ardhjen e gjumit të thellë lëvizjet pushojnë.

Mund të duket i padëmshëm, por bruksizmi ka disa pasoja si në sistemin dentar ashtu edhe në sistemin musculoskeletal. Zakonisht ata që vuajnë prej tij zgjohen me dhimbje të muskujve të fytyrës dhe qafës, nuk janë në gjendje të hapin gojën në maksimum dhe dhëmbët e tyre janë më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë, të ftohtit dhe kontaktit me fijet e furçës së dhëmbëve.

Për të diagnostikuar me saktësi bruksizmin nevojitet një inspektim i zgavrës së gojës me një radiografi apo rezonancë magnetike.

Kjo patologji mund të jetë e llojit gjatë ditës apo gjatë natës. Në të dyja rastet simptomat janë të njëjta.

Bruksizmi gjatë ditës është i lidhur me nxitës të jashtëm të llojit psikosocial apo ambiental.

Ndërsa bruksizmi i natës është një shqetësim muskulor që nxit lëvizje të pavullnetshme të nofullës që shkakton kërcitjen e dhëmbëve gjatë gjumit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco