Simptomat që tregojnë se trupit tonë i mungojnë lëndët ushqyese

Simptomat që tregojnë se trupit tonë i mungojnë lëndët ushqyese

18:15, 04/06/2023

Trupi ynë ka nevojë për disa vitamina dhe minerale që të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më së shpeshti i merr ato nga ushqimi që konsumojmë. Nëse ky kusht nuk plotësohet, mungesa mund të çojë në probleme të shumta të mundshme shëndetësore, intensiteti i të cilave mund të ndryshojë nga personi në person dhe varet shumë edhe nga vetë shkalla e mungesës.

Për të kuptuar më lehtë se trupit tonë i mungojnë mikronutrientët thelbësorë të nevojshëm për funksionimin e duhur dhe për të kompensuar mungesën në kohë, mjekët kanë veçuar pesë prej tyre, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Siç shpjegojnë ata, nëse vëreni ndonjë nga simptomat e mëposhtme, duhet të shkoni te mjeku dhe t’i kushtoni vëmendje dietës, transmeton Klankosova.tv. Këto simptoma përfshijnë:

Lëkurë të thatë
Ulçera në gojë
Mishrat e gjakosur
Humbje e shtuar e flokëve
Dhimbje në kocka dhe kyçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco