Sëmundja që mund ta shënojë fundin e karrierës së Celine Dion

Sëmundja që mund ta shënojë fundin e karrierës së Celine Dion

14:29, 31/05/2023

Celine Dion njoftoi anulimin e turneut ‘Courage World Tour’, ndërsa një burim i afërt me këngëtaren ka thënë për CNN se ajo ndoshta nuk do të shkojë kurrë më në një turne muzikor.

“Ajo ka shumë dhimbje. Po bën terapi fizike çdo ditë”, ka pohuar burimi.

[Celine Dion anulon turneun muzikor "Courage" pas problemeve me shëndetin]
Lexo po ashtuCeline Dion anulon turneun muzikor "Courage" pas problemeve me shëndetin

“Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë. Po punoj shumë për të rikthyer forcën time, por turneu mund të jetë shumë i vështirë edhe kur jeni 100 për qind në formë. Nuk është e drejtë ndaj jush që vazhdimisht po i shtyj koncertet, por edhe pse më thyen zemrën, është mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të kthehem përsëri në skenë. Dua që të gjithë ta dini, jam duke mos u dorëzuar… dhe mezi pres t’ju shoh përsëri!”, kishte postuar këngëtarja në rrjetet sociale.

Dion shtyu disa koncerte në dhjetor pasi njoftoi se ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë, një gjendje që ajo tha se e pengon të “këndojë ashtu siç ishte mësuar”. Çrregullimi është një “sindromë e rrallë, progresive që prek sistemin nervor, veçanërisht trurin dhe palcën kurrizore”, sipas Institutit Kombëtar të SHBA-ve për çrregullime neurologjike dhe goditjen në tru.

“Ndërsa ne jemi ende duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, ne tani e dimë se është ajo që i shkakton të gjitha spazmat që kam pasur”.

“Për fat të keq, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme, ndonjëherë duke shkaktuar vështirësi gjatë ecjes dhe duke më penguar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar”, kishte thënë asokohe Celine.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco