Çfarë nënkuptojnë pikat e bardha në thonj

Çfarë nënkuptojnë pikat e bardha në thonj

19:55, 25/03/2023

Ja cilat janë barnat që mund ta shkaktojnë problemin

Njollat e bardha në thonj mund të kenë shkaqe të ndryshme. Disa prej tyre janë sëmundje, të tjera janë ilaçe, por ka pika krejtësisht të padëmshme për të cilat nuk duhet të shqetësoheni.

Thonjtë e shëndetshëm dhe të fortë mund të jenë pasqyrë e shëndetit të përgjithshëm, ndërsa për femrat janë veçanërisht të rëndësishëm si element i bukurisë së duarve.

Shumë njerëz e pëlqejnë manikyrin dhe llakun e thonjve më shumë se thonjtë e kuruar natyralë, por nuk këshillohet t’i lyeni për të maskuar zverdhjen apo shenjat e mundshme të sëmundjes.

Njollat e bardha nuk janë gjithmonë alarmante, por duhet të kontrolloni se cili është saktësisht shkaku i tyre.

Ja çfarë mund të gjykoni vetë.

Emri mjekësor për këto njolla është leukonychia dhe zakonisht mendohet se shkaktohen nga mungesa e vitaminës. Ky mund të jetë shkaku, por nuk është i vetmi.

Shkaktarët e pikave të bardha në thonj

Lëndimet – mund të jenë aq të vogla sa që as t’i vëreni dhe ndodhin nëse goditni gishtat ose kafshoni thonjtë. Zakonisht ato janë të padëmshme dhe zhduken kur thonjtë të rriten.

Mungesa e lëndëve ushqyese – dieta duhet të përmbajë mjaftueshëm lëndë ushqyese dhe minerale. Në thonjtë, zakonisht vërejmë shenja se nuk ka mjaft kalcium ose zink.

Infeksion mykotik – përveç njollave të bardha, simptomat janë edhe trashja e thoit, humbja e ngjyrës dhe ngritja e thoit nga shtrati i thoit.

Alergjia – zakonisht shkaktohet nga përdorimi i disa kimikateve ose produkteve për higjienë dhe kujdes ndaj të cilave trupi zhvillon një reaksion alergjik.

Psoriaza ose ekzema – ato mund të shfaqen edhe në thonjtë, jo vetëm në lëkurë. Pasoja mund të jetë bardhësi në thonjtë, trashje, vija në formë palosjesh.

Sëmundjet – sëmundjet e veshkave ose të mëlçisë, si dhe prania e metaleve të rënda në trup mund të çojnë në shfaqjen e njollave të bardha në thonjtë.

Ilaçet – barnat mund të shkaktojnë ndryshime të ndryshme, duke përfshirë njolla të bardha në thonjtë, veçanërisht kimioterapinë, barnat kundër infeksioneve bakteriale, artritin dhe diabetin.

Megjithatë, në shumicën e rasteve, këto ndryshime janë të padëmshme dhe do të zhduken vetë. Në rast se jeni ende i shqetësuar ose keni disa simptoma të tjera, kontaktoni një dermatolog.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco