Disa mënyra për të shmangur rritjen dhe uljen e sheqerit në gjak

Disa mënyra për të shmangur rritjen dhe uljen e sheqerit në gjak

13:04, 22/03/2023

Shumë njerëz kanë probleme me rritjen ose edhe uljen e sheqerit në gjak.

Dietologia Jess Hillard ka zbuluar se si mund të shmangni rritjet dhe uljet e sheqerit në gjak.

Ajo ka thënë  që për ta shmangur këtë gjë, nuk duhet t’i anashkaloni vaktet.

Sipas saj, për të menaxhuar në mënyrë efektive nivelet e sheqerit në gjak, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të hani tre vakte në ditë që përmbajnë të gjitha lëndët ushqyese thelbësore që trupi juaj ka nevojë.

“Duke mos ngrënë vaktet kryesore, trupi juaj do ta ketë të vështirë të stabilizojë nivelet e sheqerit në gjak dhe do t’ju lërë të ndiheni të uritur. Për të shmangur këtë dhe për të siguruar që nivelet tuaja të energjisë janë të qëndrueshme gjatë gjithë ditës, është thelbësore të hani në oraret kryesore të vakteve”, tha ajo.

Ajo u shpreh se nëse e dini se jeni të prirur ndaj niveleve të ulëta të sheqerit në gjak, është e rëndësishme të mbani ushqime me vete gjatë gjithë kohës, shkruan The Sun.

“Të kesh ushqime të shëndetshme me vete në çdo kohë është çelësi për të parandaluar uljen e sheqerit në gjak”,  u shpreh ajo.

Jess Hillard gjithashtu tha se ushtrimi i rregullt është thelbësor për një rutinë të shëndetshme.

Sipas saj, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për ndikimin që ushtrimi mund të ketë në trupin tuaj pasi rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës.

“Për të shmangur përjetimin e periudhave të marramendjes ose ndjenjën e të fikëtit pas stërvitjes, duhet të siguroheni që të keni një vakt të pasur me karbohidrate menjëherë pas përfundimit,” tha tutje Jess Hillard.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco