21 Marsi, Dita Botërore e Sindromës Down

21 Marsi, Dita Botërore e Sindromës Down

15:16, 21/03/2023

Sindroma Down ndodh kur një individ ka një kopje shtesë, të pjesshme ose të plotë të kromozomit 21.

21 Marsi, këtë vit shënon përvjetorin 17-të të Ditës Botërore të Sindromës Down dhe çdo vit është zëri i njerëzve që e kanë këtë sindromë apo edhe i atyre që jetojnë me ta.

Kjo ditë është shënuar për të theksuar të drejtat e tyre dhe si datë është vendosur në vitin 2006 nga Shoqata Kombetare e Sindromnes Down në Amerikë duke u ndjekur nga shumë shtete më pas.

Në dhjetor 2011, edhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e shpalli 21 marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.

Synimi i kësaj dite është ndërgjegjësimi, informimi si dhe promovimi për personat që kanë këtë sindromë në mënyrë që të jetojnë me dinjitet dhe për të qenë aktivë e pjesëmarrës në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë.

Incidenca e vlerësuar e sindromës Down është midis 1 në 1000 deri në 1 në 1100 lindje të gjalla në mbarë botën. Çdo vit, rreth 3,000 deri në 5,000 fëmijë lindin me këtë çrregullim kromozomik.

Drejtoreshën e qendrës se shërbimeve Pro Pak, Flavia Shehu thotë se ka sistemi arsimor në Shqipëri, ka mungesë të theksuar të mësueseve ndihmës ne kopshte dhe shkolla.

Shehu e vuri theksin edhe te nevoja e shërbimeve terapeutike, për te gjitha grup moshat, por që sipas saj janë te pamjaftueshme.

Drejtoresha e qendrës se shërbimit Pro Pak, tregoi peripecitë që hasin personat mbi 18 vjeç, që në jo pak raste e kanë të vështirë të punësohen.

Dita botërore e sindromës Down ka si synim, bashkimin për të krijuar një zë të vetëm global për të drejtat, përfshirjen dhe mirëqenien e njerëzve me këtë sëmundje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco