Zakonet e këqija që rrisin ndjenjën e ankthit

Zakonet e këqija që rrisin ndjenjën e ankthit

23:59, 31/01/2023

Të gjithë ndonjëherë kanë një ndjenjë shqetësimi, ankthi, frike, që në fakt është një emocion normal dhe i përditshëm.

Megjithatë, çrregullimet e ankthit janë të ndryshme. Është një grup çrregullimesh që të bëjnë të paaftë të luftosh me vështirësitë dhe problemet e jetës, shkruan Healthline.

Mirëpo, janë disa faktorë që ndikojnë në çrregullimin e humorit dhe disa prej tyre janë:

Anashkalimi i vakteve

Shmangia e vakteve ul nivelin e sheqerit në gjak, gjë që krijon një ndjenjë lodhjeje, marramendjeje, dridhje duarsh, të gjitha këto mund të jenë një shkas për rritjen e ndjenjave të ankthit.

Dehidrimi

Nëse ju nuk pini mjaftueshëm ujë në ditë, atëhere trupi juaj dehidrohet. Kjo është në vetvete stresuese për trupin dhe është një shkas potencial për njerëzit në ankth. Duhet të pini ujë edhe kur nuk keni etje.

Analiza e vazhdueshme dhe e thellë e situatave

Analizë e vazhdueshme dhe e thellë e situatave, pa ndërmarrë veprime konkrete për të marrë përgjigje. Duhet të jeni të durueshëm, sepse nuk mund t’i merrni të gjitha përgjigjet menjëherë dhe nuk keni kapacitet t’i pranoni të gjitha menjëherë.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Shëtitjet e gjata konsiderohen kura më e mirë për ankthin. Nëse ulemi ose shtrihemi dhe ankthi rritet, ai e çon trupin tonë në refleksin “lufto ose ik”. Prandaj do të ishte e përshtatshme që në atë moment t’i jepnim organizmit tonë atë që është natyrshëm, që është veprimi kjo mund të jetë edhe një ecje.

Kafeina

Kafeina mund të shkaktojë rritjen e shtypjes së gjakut, e cila shoqërohet me një rrahje të shpejtë të zemrës dhe është gjithashtu një nga simptomat e ankthit dhe mund të jetë një shkas për një atak ankthi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco