Shmangni ushqimet që shkaktojnë gurë në tëmth!

Shmangni ushqimet që shkaktojnë gurë në tëmth!

23:46, 27/01/2023

Ky çrregullim mund të shkaktojë dhembje të jashtëzakonshme

Tëmthi është lëngu i prodhuar nga mëlçia. Është i pasur me materie yndyrore – veçanërisht kolesterol – të cilat mëlçia i krijon nga gjaku.

Roli i tëmthit është thyerja dhe shpërndarja e materieve të patretshme të yndyrave dhe vitaminave në sistemin tretës – duke mundësuar kështu përthithjen më të mirë të materieve yndyrore nga zorrët.

Gurët në tëmth janë sëmundja më e zakonshme e kanaleve të tëmthit dhe përfaqësojnë një çrregullim relativisht të shpeshtë në popullatë, transmeton Telegrafi.

Shpeshtësia dallohet varësisht nga raca, vendi i jetesës dhe ushqimi. Pothuajse 10% e popullatës së përgjithshme kanë gurë në tëmth, ndërsa te femrat shfaqet madje dy fish më shpesh.

Gurët në tëmth i ndajmë në kolesterolë (80%) dhe pigmentozë (20%).

Gurët e kolesterolit mund të jenë të pastër, në këtë rast zakonisht është një gur më i madh, me ngjyrë të verdhë-bardhë, ndërsa gurët e përzier njihen si disa gurë të grimcuar.

Gurët e pigmentit janë zakonisht të përmasave të vogla, me ngjyrë të zezë. Gurë të tillë zakonisht gjenden në sëmundje kronike si cirroza alkoolike e mëlçisë, infeksioni i traktit biliar ose hemoliza kronike.

Dieta luan një rol kyç në formimin e gurëve të tëmthit, veçanërisht nëse është e pasur me yndyrë dhe karbohidrate të këqija. Obeziteti konsiderohet gjithashtu një faktor rreziku për shfaqjen e gurëve në tëmth. Shumë yndyrë në trup çon në një rritje të kolesterolit dhe sekretimin e tij në biliare, për këtë arsye formohen gurët. Kjo është arsyeja pse ju duhet të korrigjoni dietën tuaj për të parandaluar dhe lehtësuar sëmundjet. Prandaj, nëse keni gurë në tëmth, mos hani ushqime të yndyrshme.

Ushqimi i lehtë me përmbajtje të ulët yndyre, i cili tretet lehtësisht, është zgjedhja ideale. Duhet të hani në mënyrë të moderuar dhe disa herë gjatë ditës, dhe pas një vakti rekomandohet të qëndroni shtrirë për gjysmë ore.

Ekspertët rekomandojnë të gjitha llojet e frutave, dhe nga perimet: brokoli, karota dhe spinaq. Eliminoni nga menyja lakrën, lakër jeshile, kastravecin, patatet dhe specat. Gjithashtu, hiqni mishin dhe dhjamin e derrit, mishin e përpunuar. Në vend të këtyre ushqimeve, hani mish viçi, gjel deti, pulë dhe të gjitha llojet e peshkut përveç sardeles. Gjithashtu shmangni vezët, margarinën, arrat, erëzat si piperi, kanella dhe specin e bluar.

Gjatë kësaj diete rekomandohet pirja e sa më shumë çajrave, si dhe lejohet edhe kakao dhe qumështi me pak yndyrë.

Eliminoni pijet alkoolike, ëmbëlsirat, kafeinën dhe çokollatën me qumësht nga menyja. Është shumë e rëndësishme të mos hani ushqime të fërguara dhe të skuqura, sepse acaron më tej biliare dhe shkakton parehati. Gjatë përgatitjes së vaktit, përdorni vaj ulliri në vend të lulediellit, i cili mund të ulë ndjeshëm nivelin e kolesterolit të dëmshëm në gjak.

Nuk mjafton vetëm rregullimi i dietës, por edhe rritja e aktivitetit fizik. Ushtrimet e lehta dhe shëtitjet e përditshme do të përmirësojnë shëndetin tuaj dhe do të zvogëlojnë masën trupore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco