Më e shtrenjtë se mishi,  ky është vendi ku qepa konsiderohet një luks

Më e shtrenjtë se mishi, ky është vendi ku qepa konsiderohet një luks

16:48, 27/01/2023

Qepët mund të konsiderohen si një ushqim kryesor në shumë pjesë të botës, por ka një shtet ku çmimi i tyre është i paarritshëm.

Prej gati një muaji qepa duket se është kthyer në një artikull luksi në Filipine. Në fakt, rritja e çmimit që ka regjistruar është e tillë që tashmë e ka vendosur mbi mishin. Për momentin, një kilogram qepë në Filipine kushton rreth 10.15 euro , ndërsa një pulë e tërë mund të blihet për vetëm 3.69 euro.

Çmimi i qepëve është më i lartë se paga minimale ditore në vend, e cila llogaritet rreth 8.30 euro. Për më tepër, ajo që mund të mos dini është se Filipinet janë një nga importuesit më të mëdhenj të qepëve në botë, duke konsumuar më shumë se sa prodhon. Mund të jenë ushqimi kryesor për filipinasit, por janë të vështira për t’u ruajtur për shkak të kushteve të motit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco