Disa njohuri rreth somnambulizmit-ecjës në gjumë

Disa njohuri rreth somnambulizmit-ecjës në gjumë

12:31, 08/12/2022 Nga Shaban A. Mecinaj
Somnambulizmi, është një gjendje e veçantë në të cilën një person në mënyrë të pavetëdijshme kryen lëvizje komplekse gjatë gjumit, në përputhje të plotë me skenarin e ëndrrës që ai sheh në atë moment. Sëmundja i përket një grupi çrregullimesh të gjumit, të cilat në literaturën mjekësore quhen parasomnia. Një person që fle duke përjetuar një episod të somnambulizmit quhet somnambulist. Gjatë episodit të somnambulimit, pacienti del nga shtrati dhe fillon të kryejë lëvizje të ndryshme nga ecja e thjeshtë deri në veprime komplekse motorike.
Njerëzit që janë laik në mjekësi shpesh e quajnë sëmundjen somnambul. Kjo bazohet në keqkuptimin historik sipas së cilit, paraqitja e sëmundjes shkaktohet nga energjia e dritës së hënës. Sipas statistikave, afërsisht 15% e popullsisë së botës kanë përjetuar një episod të somnambulimit të paktën një herë në jetën e tyre. Kjo gjendje është po aq e zakonshme te burrat dhe te gratë. Numri më i madh i rasteve të somnambulizmit ndodh te fëmijët prej 4 deri 8 vjeç.
* Cilët janë shkaktarët
Somnambulizmi shfaqet gjithmonë në fazën e gjumit të ngadalshëm, në gjysmën e parë të natës dhe është i lidhur me shfaqjen e shpërthimeve të papritura të aktivitetit elektrik në tru. Shkencëtarët nuk janë ende në gjendje të shpjegojnë mekanizmat e vërtetë të ndodhjes së somnambulimit. Megjithatë, ekziston një hipotezë e cila shpjegon deri diku zhvillimin e këtij fenomeni. Në somnambulizëm, neuronet individuale shfaqin aktivitet elektrik jo standard, si rezultat i së cilës një pjesë e strukturave të trurit janë të dezinhibuara (çliruara). Në të njëjtën kohë, strukturat e sistemit nervor përgjegjëse për ndërgjegjen mbeten "në gjumë" dhe qendrat përgjegjëse për lëvizjen, koordinimin dhe formacionet subkortikale fillojnë të aktivizohen në mënyrë të pavarur. Pra, të njëjtën kohë truri është në gjendje gjumi ndërsa qendrat përgjegjëse për ruajtjen e ekuilibrit janë në gjendje aktive. Në rastin e somnambulimit, zgjimi i disa zonave të trurit ndodh pa kontroll nga korteksi dhe shkaktohet nga aktiviteti jonormal elektrik i qelizave nervore individuale.
Tek të rriturit, somnambulizmi mund të jetë pjesë e sëmundjeve të ndryshme psikiatrike apo neurologjike, si: neuroza histerike, çrregullim obsesivo-kompulsiv, sëmundja e Parkinsonit, sindroma e lodhjes kronike etj. Faktorët provokues që kontribuojnë në zhvillimin e episodeve të somnambulimit janë: tronditja e rëndë nervore, stresi i zgjatur gjatë gjithë ditës, mungesa kronike e gjumit. Një zhurmë e fortë gjatë gjumit, një vetëtimë e papritur drite, ndriçim i përnjihershëm i dhomës së gjumit, duke përfshirë edhe pjesë të natës me një hëne të plotë, mund të shkaktojë mekanizmin e "zgjimit" të pjesshëm. Kjo është arsyeja pse njerëzit që nga kohët e lashta e kanë lidhur somnambulizmin me hënën e plotë, pasi drita e sajë në mungesë të elektricitetit ishte një nga provokatorë kryesorë të sjelljes "anormale".
* Disa nga veprimet që mund t’i ndërmarrin somnabulët:
• Dalin nga krevati dhe ecin përreth.
• Qëndrojnë ulur në shtrat me sy hapur.
• Nuk reagojnë e as nuk komunikojnë me të tjerët.
• Zgjohen me shumë vështirësi gjatë këtij episodi.
• Janë të çorientuar ose të hutuar për një kohë të shkurtër pasi të zgjohen.
• Nuk iu kujtohet episodi në mëngjes.
• Kan probleme me funksionimin gjatë ditës, për shkak të gjumit të crregullt.
• Bënjë aktivitete rutinë, si veshje, të folur ose hanë ushqim.
• Dalin nga shtëpia.
• Ngasin makinën.
• Përfshihen në sjellje të pazakonta, si urinimi në dollap apo vende tjera etj.
• Pësojnë lëndime të ndryshme, p.sh. duke zbritur shkallët ose duke kërcyer nga dritarja.
• Kan sjellje të dhunshme gjatë periudhës së konfuzionit të shkurtër, menjëherë pas zgjimit.
* Diagnostikimi i somnambulizmit
Baza për diagnozën e një episodi të somnambulimit është tabloja klinike me gjithë format e manifestimeve të cilat vërehen nga të afërmit e pacientit ose nga një mjek. E rëndësishme në aspektin diagnostikues është se sa shpesh ndodhin episodat, dhe situatat që i paraprijnë.
Në të shumtën e rasteve somnambulizmi zhvillohet tërësisht spontanisht me shëndet të plotë, mirëpo edhe mund të jetë rezultat i sëmundjeve të sistemit nervor. Prandaj në këto raste është e detyrueshme për të kryer metoda shtesë kërkimore, përfshijnë një ekzaminim të plotë neurologjik dhe psikiatrik, CT apo një rezonancë magnetike të trurit–MRI. Kjo për arsye se episodat e somnambulimit mund të ndodhin tek sëmundjet, si: epilepsia e lobit temporal, tumorët e trurit, skizofrenia, demenca senile etj.
Pasojat apo komplikimet e mundëshme të somnambulizmit kryesisht kan të bëjnë me vetëlëndimet nga orenditë e dhomës, rënia nga shkallët etj
* Kur duhet kërkuar ndihma mjekësore
Episodat e herëpasëhershme të somnambulimit zakonisht nuk janë shkak për shqetësim dhe si rregull kalojnë vetë. Megjithatë, përseritja e këtyre episodave nënkupton nevojen e ndërhyrjes së mjekut për të hulumtuar shkaqet dhe për te filluar trajtimin, sidomos në rastet, kur:
•Zgjimet ndodhin më shumë se një deri në dy herë në javë ose disa herë në natë.
• Mund të rezultojnë në sjellje të rrezikshme, dëmtim të vet personit somanabul ose të tjerëve.
• Shkaktojnë ndërprerje të gjumit dhe shqetësime të familjarët.
• Kanë përgjumje të tepërt gjatë ditës si pasojë e mos ngopjes me gjumë gjatë natës.
* Trajtimi i somnambulizmit
Trajtimi i somnambulizmit është një çështje mjaft komplekse dhe mjaftueshëm e paqartë. Sipas neurologjisë amerikane, në qoftë se episodat e somnambulizmit tek fëmijët ndodhin rrallë (disa herë në muaj), konsiderohet se janë të një natyre të thjeshtë (p.sh. fëmiu somnabul qëndron i ulur në shtrat, duke u përpjekur për të veshur rroba), dhe zgjasin jo më shumë se disa minuta. Këto nuk përbëjnë një kërcënim për jetën dhe shëndetin e pacientit.
Në këto raste rekomandohen disa masa të thjeshta parandaluese, sikur vendosja e një peshqiri të lagur pranë krevatit. Në shumicën e rasteve është një mënyrë efektive për të zgjuar pacientin në momentin kur ai del nga shtrati. Pra, duke provou një irritim në formën e një efekti të temperaturës në këmbë, shkakton një imuls të shpejtë dezinhibues në korën trunore dhe fëmiu zgjohet.
Në rastet kur episodat janë të zgjatura dhe përseritën shpesh, duke përfshi veprime komplekse të shoqëruara me rrezik për jetën dhe shëndetin e pacientit, përdorimi i terapisë medikamentoze bëhet i detyrueshëm. Medikamentet që përdoren për trajtimin e kësaj forme të somnambulizmit përfshijnë: antidepresantë, antipsikotikë, qetësues etj. Përzgjedhja e një medikamenti specifik varet nga gjendja neurologjike dhe psiqike e pacientit. Trajtimi i somnambulizmit, i cili është zhvilluar në kundër të sëmundjeve të sistemit nervor, është kryesisht i lidhur me eliminimin e faktorit kryesor. Për shembull, heqja e një tumori në SNQ, të qenurit nën terapi antiepileptike (p.sh. Epi e lobit temporal), korrigjimi i demencës senile në pleqëri etj.
* Parashikimi dhe parandalimi i sëmundjes
Somnambulimi, i cili është rezultat i papjekurisë së trurit të fëmiut, ka një prognozë të favorshme dhe kalon spontanisht në adoleshencë. Somnambulizmi tek të rriturit, i zhvilluar në kundër të një tumori të trurit, çrregullimit mendor ose epilepsisë, varet tërësisht nga ashpërsia e patologjisë së këtyse sëmundjeve.
Shfaqja e episodave të somnambulimit në pleqëri mund të tregojë zhvillimin e demencës dhe është e pafavorshme.
Parandalimi i somnambulizmit tek fëmijët ka të bëjë me krijimin e ambienti të qetë psikologjik në familje, qerdhe, shkollë etj. Një efekt pozitiv në parandalimin e çdo forme parasomnie sigurohet nga kufizimi i shikimit të televizorit para gjumit, duke i penguar fëmijët të hyjnë në filma dhe programe që përmbajnë skena dhune, mizorie dhe jetë intime. Poashtu masë parandaluese i episodave të somnambulimit mbetet diagnostikimi i hershëm i crregullimeve mendore dhe i sëmundjeve të sistemit nervor.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco