Çfarë i ndodh trupit tuaj kur hani çokollatë çdo ditë?

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur hani çokollatë çdo ditë?

11:13, 07/12/2022

Nëse jeni adhurues i çokollatës (e kush jo), ndoshta ju bwn konfuz fakti që ndonjëherë rekomandohet si pjesë e dietës, e ndonjëherë na thonë që nuk duhet ta konsumojmë fare.

Dhe pastaj cila është e vërteta?

Çokollata ka qenë gjithmonë objekt i keqkuptimeve të shumta, dhe shumë prej tyre kanë të bëjnë me ndarjen e thjeshtë në çokollatë të bardhë, qumësht dhe të zezë, edhe pse gjithçka është pak më komplekse. Megjithatë, hulumtimet e fundit janë më konkrete, kështu që tani mund të theksojmë se çfarë do të ndodhte me trupin tonë nëse do ta konsumonim atë çdo ditë, shkruan Eat Well, transmeton Klankosova.tv.

Mund të përmirësojë shëndetin e zemrës

Çokollata e zezë dhe ajo e qumështit përmbajnë një pluhur që përmban flavonoide, pra antioksidantë që kanë përfitime të ndryshme shëndetësore. Ndër to është edhe përmirësimi i shëndetit të zemrës, siç tregohet nga disa hulumtime të kryera duke përdorur çokollatën e zezë. Në rastin e konsumimit të rregullt të saj, nivelet e yndyrës dhe presioni i gjakut në trup u stabilizuan, por një studim i mëtejshëm tregoi se kjo i referohet çokollatës së zezë me bajame dhe jo asaj pa të.

Mund të zvogëlojë dhimbjet menstruale

Çokollata përmban magnez, pak më shumë se çokollata e qumështit, por në të dyja rastet është një substancë që ndihmon në relaksimin e muskujve. Për shkak të kësaj, konsumimi i një sasie të moderuar të çokollatës së zezë ose me qumësht mund të zvogëlojë dhimbjet menstruale, dhe ka disa shkencëtarë që mendojnë se pikërisht kjo është arsyeja pse gratë hanë çokollatë gjatë ciklit të tyre menstrual.

Mund të rrisë nivelet e hekurit

Mungesa e hekurit në trup mund të çojë në lodhje, dobësi dhe thonj të ndjeshëm, të cilët mund të rriten duke ngrënë çokollatë. Përsëri, është një substancë që është më shumë në atw tw errtwn ​​sesa në çokollatën me qumësht dhe për përthithje më të mirë të hekurit, shkencëtarët rekomandojnë që të merrni disa manaferra ose ushqime të tjera të pasura me vitaminë C me çokollatë.

Mund të përmirësojë funksionin kognitiv

Një studim i vitit 2019 zbuloi se konsumimi i përditshëm i çokollatës së zezë mund të përmirësojë funksionin kognitiv, që besohet të jetë për shkak të teobrominës dhe kafeinës. Megjithatë, priten më shumë kërkime për ta konfirmuar këtë, transmeton Klankosova.tv

Mund të rrisë rrezikun e kolesterolit të lartë

Edhe pse kemi renditur përfitimet, ekziston edhe një efekt i dëmshëm i mundshëm i konsumimit të rregullt të çokollatës, veçanërisht çokollatës së bardhë dhe qumështit. Këto dy lloje të çokollatës janë të pasura me acide yndyrore të ngopura dhe sheqerna të shtuara që mund të çojnë në rritjen e kolesterolit dhe një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco