Depresioni dhe çrregullimi i ankthit - Nuk është turp të vizitohet psikologu apo psikiatri

Depresioni dhe çrregullimi i ankthit - Nuk është turp të vizitohet psikologu apo psikiatri

11:04, 06/12/2022

Psikanalistët dhe psikologët hulumtojnë burimin e ankthit dhe gjejnë metoda trajtimi, ndërsa specialistët e psikiatrisë ndërhyjnë edhe me medikamente adekuate për ta trajtuar atë çrregullim. 

Psikologu klinik, Kreshnik Avdiu, ka folur për depresionin dhe çrregullimin e ankthit, shkruan Syri.net Kosova

"Me ankth nënkuptojmë shqetësim, brengosje, ndjenjë nervozizmi e pasigurie, të cilës nuk i gjindet zgjidhje, ndërsa depresioni paraqet ndjenjë mërzie, mungesë shprese, vullneti dhe energjie. Depresioni dhe ankthi janë gjendje të ndryshme, por shpesh ndodhin të dyja bashkë", thotë Avdiu.

"Me depresion shpesh nënkuptojmë një urrejtje të depozituar thelle në pavetëdijen tonë, situatë nga e cila nuk dilet dot pa ndihmën e qasjes psikanalitike nga profesionisti shëndetësor i fushës, e për të cilën gjë kanë folur dijetarët e këtij shekulli në fushën e psikanalizës, por meqë qëllimi i këtij shkrimi është vetëdijësimi i popullit për këto gjendje, nuk i shoh të rëndësishme sqarimet me detaje shkencore', sqaron Avdiu, shkruan Syri.net Kosova

Shpesh, çrregullimi i ankthit manifestohet me sulme ankthi dhe sulme paniku. 

Çka janë sulmet e ankthit e çka ato të panikut?

Sipas Avdiut, sulmi i ankthit paraqitet kur ekziston  një kërcënim që pritet, ndërsa sulmet e panikut ndodhin pa ndonjë shkas, pra pa ndonjë mendim që i paraprinë
"Simptomat janë: pangopësi me frymëmarrje, ndjenjë e një fryme jo të freskët, çrregullim i ritmeve të zemrës, ndjenjë e humbjes së kontrollit, djersitje, ndjenjë rreziku (shpesh klientët e paraqesin sikur ndjenjë që po humbet vetëdija, ose po vdes), marramendje, ndjenjë e të vjellurit, dridhje, dhimbje barku, etj".

Këshillë:

Në rrethanat që po jetojmë, rastet me këto diagnoza janë shtuar. Dihet që këto probleme vinë si rezultat i situatave të ndryshme në fëmijëri, apo si rezultat i brengave të shtuara të jetës. KËSHILLOHUNI ME PROFESIONISTIN E SHËNDETIT MENDOR DHE LEHTËSOJANI VETES ÇËSHTJEN, ngase këto gjendje janë të menaxhueshme, dhe me ndërhyrjen e profesionistit të shëndetit mendor, jeta bëhet më e mirë dhe më e lehtë. Ata janë aty për t'ju ndihmuar dhe JO PËR T'JU GJYKUAR!
NUK ËSHTË TURP TË VIZITOHET PSIKOLOGU APO PSIKIATRI!
ËSHTË TURP DHE MËKAT T'I BËNI PADREJTËSI VETES, DUKE E LËNË VETEN NË VUAJTJE, KREJT KJO SI PASOJË E STIGMËS DHE MENTALITETIT TË ULËT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco