Vendi ku gratë jetojnë më mirë në botë, ndihen të sigurta dhe kanë më shumë të drejta

Vendi ku gratë jetojnë më mirë në botë, ndihen të sigurta dhe kanë më shumë të drejta

22:27, 04/12/2022

Norvegjia ka kryesuar listën si vendi më i mirë për gratë për të jetuar, e ndjekur nga Finlanda, Islanda dhe Danimarka, sipas raportit të fundit të Institutit Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. 

Mbretëria e Bashkuar vijon në vendin e 9-të nga 170 vendet e renditura, me SHBA-në në vendin e 21-të. 

Një arsye e mundshme që Amerika të mbetet prapa, mund të jetë mungesa e pushimit të lehonisë me pagesë. 

Së bashku me Papua Guinenë e Re, SHBA është i vetmi vend në mbarë botën që nuk u ofron nënave të reja përfitimet sociale.

Në anën tjetër të spektrit, Afganistani renditet në vendin e fundit në indeksin global. Të drejtat e grave kanë rënë në vend që nga marrja e Kabulit nga Talibanët në gusht 2021 dhe tërheqja e SHBA-së dhe NATO-s. Autorët e raportit vënë në dukje se si analiza zbulon një “situatë të pasigurt në shumë provinca ku gratë dhe vajzat tashmë po përjetonin kufizime të rënda në mundësitë e tyre jashtë shtëpisë dhe shkallë jashtëzakonisht të lartë të dhunës”.

Siria dhe Jemeni, të dyja vendet që janë ende të përfshira në konflikte shumëvjeçare, vijnë në vendin e dytë dhe të tretë të fundit.

Raporti paraqet një tablo të zymtë, duke zbuluar se si ndërsa vendet në krye po vazhdojnë të lulëzojnë, ato në fund po bien edhe më mbrapa. Sipas raportit, ky model është përkeqësuar edhe më tej nga pandemia Covid, e cila shkaktoi kriza të shumta, të ndërthurura, raporton revista Living.

Indeksi global i Grave, Paqes dhe Sigurisë u prezantua nga Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe Instituti i Kërkimeve të Paqes në Oslo. Ai mat mirëqenien e grave duke vlerësuar faktorë të ndryshëm si përfshirja, drejtësia dhe siguria në 170 vende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco