Qeni iu prek nga Covid-19, Boris Johnson kërkoi t’i bëhej testi i antitrupave

Qeni iu prek nga Covid-19, Boris Johnson kërkoi t’i bëhej testi i antitrupave

16:55, 04/12/2022

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson është shprehur i bindur se qeni i tij ishte prekur nga Covid-19 në ditët e para të pandemisë, ndërsa beson se kjo ka ndodhur në kohën kur edhe ai vetë u prek nga kjo sëmundje, në mars të vitit 2020.

Mjeku infeksionist, Matt Hancock ka bërë me dije se Johnson arriti deri në atë pikë në fiksimin e tij saqë kërkoi një konsultë me shkencëtarin më të mirë të vendit, për tu interesuar mbi gjendjen shëndetësore të qenit të tij.

Sikurse raporton Daily Mail, ish-shefi i qeverisë britanike arriti deri aty sa i kërkoi atij që t’i bënte një test antitrupash, që përdoret për njerëzit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco