Studimi, truri i adoleshentëve është plakur më shpejt për shkak të pandemisë

Studimi, truri i adoleshentëve është plakur më shpejt për shkak të pandemisë

19:19, 03/12/2022

Truri i adoleshentëve ka ndryshuar fizikisht gjatë pandemisë së Covid-19, duke u plakur më shpejt se normalisht, thotë një studim i ri.

Pjesëmarrësit e rinj të studimit raportuan simptoma më të rënda të ankthit, depresionit dhe ato që shkencëtarët i quajnë probleme të brendshme – që do të thotë ndjenja trishtimi, vetëbesim i ulët dhe frikë dhe probleme me rregullimin e emocioneve – pas vitit të parë të pandemisë.

Studimi, i botuar në revistën Biological Psychiatry: Global Open Science, është një nga të parët që analizon ndryshimet fizike në tru të shkaktuara nga stresi dhe ankthi.

Studiuesit krahasuan disa fëmijë amerikanë të së njëjtës demografi – duke përfshirë gjininë, moshën, ekspozimin ndaj stresit dhe statusin socio-ekonomik. Për të gjetur moshën mesatare të trurit, ata krahasuan skanimet para dhe pas pandemisë.

Fëmijët që kishin kaluar në fazën e adoleshencës gjatë vitit të parë të pandemisë kishin moshë të trurit më të madhe se mosha e tyre kronologjike.

Truri i një fëmije ndryshon natyrshëm me kalimin e kohës, por hulumtimi zbuloi se këto ndryshime fizike mund të përshpejtohen kur një person kalon një fatkeqësi në fëmijëri ose përballet me vështirësi, si në rastin e pandemisë.

Studimet kanë treguar se njerëzit që janë të ekspozuar ndaj dhunës, neglizhencës, varfërisë dhe problemeve familjare në fillim të jetës, kanë plakje më të shpejtë të trurit dhe mund të kenë probleme me shëndetin mendor më vonë.

Autorët e studimit theksojnë se prindërit duhet të marrin në konsideratë se pavarësisht se fëmijët e tyre i janë rikthyer normalitetit, pasojat në shëndetin mendor vazhdojë. Prindërit duhet të sigurohen që fëmija adoleshent të marrë ndihmën e duhur, sidomos nëse shfaq simptoma ankthi ose depresioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco